Swiss Albania Event

Shoqata jo fitimprurëse “Swiss Albania Event”, themeluar në Dhjetor 2018, me seli në Lausanne, Zvicër, ka si qëllim kryesor integrimin, promovimin e turizmit, vlerave dhe të kulturës Shqiptare.

me shume

Angazhimi i Shoqatës S.A.E do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të shtrijë bashkëpunimin edhe me shumë shoqata të tjera e agjensi integrimi, me qëllim realizimin e një numri eventesh për promovimin e vlerave unike jo vetëm të Shqipërisë dhe Shqiptarëve, por edhe më tej në Ballkan dhe kryesisht në Kosove dhe Maqedoni. Rajoni i Ballkanit është një destinacion i cili ofron një larmishmëri unike, me kombinime peisazhi, klime dhe diversiteti kultutor. Folklori i pasur, gastronomia e vecante, historia shumë vjecare, tradita dhe mikëpritje e banorëve, e kthejnë cdo eksperiencë turistike të papërsëritshme me vendet e tjera. Vlerë e shtuar e këtyre vendeve është edhe fakti se shumë prej destinacioneve turistike, pjesë e projektit tonë janë ende të pa eksploruara, c’ka e bën akoma më shumë interesant dhe nxit kurreshtjen e shumë personave të apasionuar pas turizmit për të vizituar këto vende.